Pas Belind Këlliçit dhe Gerti Bogdanit, nesër pritet që të shpallë kandidaturën për kryetar të bashkisë së Tiranës edhe mjeku Ilir Alimehmeti.
Por fushatën ka disa javë që e ka nisur përmes rrjeteve sociale dhe intervistave në media duke qenë shumë aktiv. Sot ai ka postuar një foto të rrugëve të bllokuara nga trafiku në kryeqytet.
Mjeku ka tre goditje në dy fjali, trafiku në Tiranë, çmimi i karburantit dhe pagat e ulëta.
“Mirëmëngjes nga Tirana jonë e bllokuar, pa qenë as ditë shiu! Për më shumë, e gjitha kjo kohë humbet duke djegur naftën më të shtrenjtë në Europë!
Dhe, në fund, shkon e punon me nerva që në mëngjes për të marrë rrogën më të ulët në Europë!”, shkruan Alimehmeti.