-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mediat serbe: Serbia do të pengojë Kosovën në anëtarësimin në KE

Kryesoret

Mediat Serbe shkruajnë se Serbia do të pengojnë procesin e anëtarësimit të Kosovës në KE.

Duke qenë se procesi i anëtarësimit nis me 3 nëntor, ata kanë paralajmëruar çnjohje.

“Beogradi nuk do të rrijë duarkryq në përpjekjet e Prishtinës, me ndihmën e aleatëve perëndimorë, për të shtyrë anëtarësimin në institucionet ndërkombëtare”, shkruan “Veçernje Novosti”.

Serbia nënshkroi një marrëveshje me Washingtin, ku pranonte lobimin diplomatik për njohjen Kosovës.

Në përvjetorin e parë të nënshkrimit të marrëveshjes, Departamenti i Shtetit inkurajoi Kosovën dhe Serbinë që të vazhdojnë moratoriumin mbi çështjet e njohjes që ndërlikojnë përparimin në fushat teknike.

Një nga përgjigjet e para mund të jetë aktivizimi i tërheqjeve të reja të njohjes së pavarësisë së Kosovës nga e enjtja e 3 nëntorit, nëse në Këshillin e Evropës do të iniciohet procedura për pranimin e Kosovës.

“Beogradi ka në sirtarin e tij shënimet e nëntë vendeve që ndryshuan vendimin për njohjen e Kosovës, të cilin mund ta zbulojë në çdo kohë dhe ‘në pritje’ është gjithashtu një fushatë e gjerë lobimi diplomatik për tërheqje të reja të njohjeve, e cila u ngri pas marrëveshjes për një moratorium në Marrëveshjen e Washingtonit”, shkruajnë mediat serbe.

Sipas “Veçernje Novosti”, presionet e reja ndaj Serbisë nuk do të vijnë vetëm nga Strasburgu dhe Këshilli i Evropës, por është e sigurt se presidenti Aleksandar Vuçiç do të përballet edhe me kërkesat e hapura për një zgjidhje të përshpejtuar në kryeqytetin gjerman, në samitin në kuadër të Procesit të Berlinit, i cili është planifikuar për 3 nëntor, ku çështja e Kosovës dhe vendosja urgjente e sanksioneve kundër Rusisë, do të jenë temë për Serbinë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit