Pas 4 orësh kërkime, polici ka arritur të gjejë turistin spanjoll, i cili ishte shpallur i humbur në zonën e Himarës.
Forcat zjarrfikëse u vunë në kërkim të turistit, kur ky i fundit dha sinjalin ‘SOS’ në vendin e quajtur Shën Theodhori, mbi Shpellën e Piratëve. Ai kishte kishte humbur rrugën.
Mësohet se ai ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe është kthyer në hotelin ku ishte akomoduar.