Policia e Elbasanit ka arrestuar një 38-vjeçr me iniciale 2 E.B., pasi është kallëzuar nga 17 vjeçare se e kishte përndjekur.
E mitura ka bërë kallëzimin në Komisariatin e Elbasanit në prani të prindërve të saj, ndërsa vijon puna për verifikimin e këtij kallëzimi.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 38 vjeç, banues në Elbasan, pasi një 17-vjeçare, në prani të prindërve të saj, ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Elbasan se 38-vjeçari e kishte përndjekur. Vijon puna për verifikimin e këtij kallëzimi”, thuhet në njoftimin e policisë.