Një ngjarje e rëndë është shënuar në Durrës, mesditën e kësaj të marte. Një konflikt mes të rinjve ka përfunduar me plagosje.
Pas një sherri banal, një prej tyre ka nxjerr thikën dhe ka plagosur personin tjetër. Ai është dërguar me urgjencë në spital, por ende nuk dihet gjendja e tij.
Konflikti ka ndodhur në sheshin “Pranvera”.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për rrethanat e plota.