Policia e Kosovës ka nisur qortimin e parë te pronarët e veturave me targa ilegale, me të hyrë në fuqi vendimi i Qeverisë për konvertim të targave ilegale në ato RKS
Një shofere me targa “KM” i është dhënë dokumenti që bën të qartë qortimin. Megjithatë gruaja ka thënë se nuk do ta regjistrojë mjetin ndryshe.

Në mbledhjen e mbajtur nga Qeveria e Kosovës më 28 tetor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vendosur ta zbusë vendimin për targat ilegale dhe makinat që bartin ato.
“Për tri javë duke filluar nga 1 nëntor, masa do të jetë ajo e qortimit/gjobës deri me 21 janar. Dhe më pastaj, nga 21 janari, do të kemi targa provuese për dy muaj të tjerë, pas secilës datë me 21 prill nuk mund të ketë sepse nuk mund të lejohen targa të tjera në Republikën e Kosovës”, thuhet në deklarimin e Kurtit në mbledhjen e qeverisë.
Kryeministri ka thënë se ky ndryshim vendimi po vjen, si përgjigje e qeverisë “për ndjeshmërinë e shtuar edhe ndërkombëtare sa i përket paqes dhe sigurisë”.