Mediat italiane kanë zbardhur detaje të reja nga tragjedia shqiptare dje në Itali, ku humbën jetën katër shqiptarë, mes tyre tre fëmijë. Zona ku ndodhi aksidenti është këqyrur nga autoritetet të cilat po mundohen që të përcaktojnë dinamikën e plotë të aksidentit.
Sipas mediave, në asfalt nuk ka shenja frenimi. Viktima janë Shane Hyseni, 22 vjeçe, djali i saj i vogël, vetëm 2 vjeç, Mattias Lame, si dhe motra e vëllai i 22-vjeçares, 11-vjeçari Resat Hyseni dhe 8-vjeçarja Rejana Hyseni. Makina tip “Fiat” drejtohej nga Orjol Lame, partneri i 22-vjeçares. Ai i ka shpëtuar aksidentit, por është në gjendje të rënë në spital.
Kjo ngjarje ka tronditur edhe banorët e zonës. “Kemi dëgjuar një zhurmë të madhe, më pas nuk kemi parë asgjë. Kjo është një ngjarje që të fut frikën. Unë banoj disa metra më larg dhe kam dy fëmijë që shkojnë në shkollë. Kam frikë t’i dërgoj në shkollë. Është një rrugë që duket si autostradë këtu”, tha një qytetar.