Policia shqiptare ka publikuar momentin e dorëzimit te autoritetet greke të 45-vjeçarit Spartak Dyrmishi, që akuzohet për përdhunim në vendin fqinj.
Dyrmishi u vu në pranga në orët e vona të mbrëmjes të hënën në Vlorë. Pas arrestimit, policia njoftoi se Dyrmishi ka shprehur dëshirën për t’u dorëzuar tek policia greke.
Për këtë arsye në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, Dyrmishi i është dorëzuar policisë greke në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë.
Spartak Dyrmishi u identifikua nga policia greke si autor i përdhunimit të një gruaje në Athinë të dielën e kaluar dhe një tentative tjetër për përdhunim.
Sipas mediave greke, 45-vjeçari ka qenë person problematik pasi konsumonte alkool dhe dhunonte edhe nënën e tij.
Policia greke po hap edhe dosje të vjetra pasi nuk përjashton mundësinë që 45-vjeçari shqiptar të jetë autor edhe i krimeve të tjera që kanë të bëjnë me sulmet ndaj personave të tjerë.
“Po fshihet këtu”! Si e “dorëzuan” fqinjët vlonjatin që kërkonte greku?