-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dhuna ndaj të moshuarës në Pejë, reagon Abdixhiku: Të zgjohet çdo institucion shtetëror

Kryesoret

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas dhunës së ushtruar ndaj të moshuarës në Pejë nga një infermiere.

Ai tha se është shokuar nga pamjet që u publikuan, derisa tha se dhuna është problemi shoqëror.

I shokuar e tronditur nga dhuna e ushtruar ndaj një zonje të moshuar. Edhe më shumë nga indiferenca e vëzhgueseve të kësaj dhune. Pafuqia e asaj zonje, thirrjet e saj që s’kish kush t’i dëgjonte aty, duhet të shërbejnë si zë zgjimi për çdo institucion shtetëror sot”, ka shkruar Abdixhiku.

Kreu i LDK-së tha se ngjarjet si këto nxjerrin anën më të errët të shoqërisë kosovare.

Ato përveç se të këpusin emocionalisht, të dërmojnë me realitetin e hidhur tek i cili jo rrallëherë po përfundojmë. Kapërcimi nga një shoqëri që respektonte më të vjetrin, në një që ushtron dhunë ndaj tyre në tallje e përqeshje – është përfundim i trishtë. Dhuna është problemi ynë shoqëror dhe kundër saj duhet dhe do të ngritemi të gjithë”.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit