-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hita: Mos nxitoni, shpejtësia vret! Policia ka prioritet sigurinë në rrugë!

Kryesoret

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, mori pjesë sot në aktivitetin sensibilizues për sigurinë rrugore, të organizuar nga EVU në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.

Gjatë fjalës së tij, Hita theksoi se siguria rrugore mbetet një nga prioritetet kryesore të Policisë së Shtetit dhe se rritja e parametrave të sigurisë në rrugë kërkon angazhimin e përbashkët të institucioneve dhe qytetarëve.

Fjala e Hitajt

Siguria rrugore nuk është thjesht një sfidë institucionale. Ajo është një përgjegjësi e përbashkët, një detyrim moral dhe një garanci për jetën e çdo qytetari që lëviz në rrugë.

Sot nuk jemi këtu për një aktivitet sensibilizues të radhës, por për diçka shumë më të shtrenjtë, për jetën. Çdo humbje jete në statistikat tona të aksidenteve nuk është thjesht një numër, është një jetë e ndërprerë në mes, është një familje e lënduar.

Drejtuesit e automjeteve, motomjeteve dhe këmbësorët duhet të ndërgjegjësohen dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit, pasi rruga nuk është një pistë garash, por një hapësirë bashkëjetese ku përgjegjshmëria e secilit prej nesh përcakton nëse do të kthehemi shëndoshë e mirë në shtëpi, te njerëzit tanë, ose jo.

Për të përmbushur një ndër prioritetet madhore të Policisë së Shtetit, siç është rritja e parametrave të sigurisë rrugore, dua të ndalem te një iniciativë e rëndësishme që kemi ndërmarrë në mënyrën se si e kontrollojmë qarkullimin. Koha e ndalimeve pa shkak apo e ‘gjuetisë’ së gjobave ka mbaruar.

Sot, Policia e Shtetit ka hyrë në epokën e monitorimit inteligjent. Strategjia jonë e re bazohet në parimin: fajtorin e përcakton teknologjia, jo intuita.
Nëpërmjet mjeteve inteligjente si pajisjet ‘Poliscan’, dronët e cilësisë së lartë dhe radarët automatikë, ne evidentojmë shkeljet në kohë reale, pa ndërprerë rrjedhën e trafikut dhe pa krijuar stres të panevojshëm te drejtuesit e rregullt të mjeteve.
Ky është një hap i rëndësishëm drejt një policimi më profesional, më të saktë dhe më transparent. Por teknologjia nuk na shpëton dot nëse mungon vetëdija.

Prandaj, gjej rastin t’u bëj një thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve:

• Shpejtësia vret. Mos nxitoni për të mbërritur disa minuta më parë, duke rrezikuar të mos mbërrini kurrë ose të mbërrini të gjymtuar;
• Parakalimet e gabuara janë lojë me jetën;
• Celulari në timon ju verbon për sekonda që mund të jenë fatale;
• Alkooli dhe substancat e tjera nuk kanë vend në timon. Kush drejton automjetin nën efektin e tyre, nuk po drejton një makinë, por një armë që rrezikon të marrë jetë njerëzish.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit