Ministri i Brendshëm në Kosovë Xhelal Sveçla, ka reaguar pas publikimit të pamjeve makabre që shfaqin një infermiere që rreh një të moshuar në Pejë.
Ai tha se veprime të tilla të dhunës janë të papranueshme kudo që ndodhin, por se janë më të rënda kur ndodhin brenda institucioneve që konsiderohen të ofrojnë ndihmë dhe përkujdesje.
“Pak jam duke e rrah”, dhunimi i të moshuarës në Pejë arrestohen dy vajza
“Me shqetësim kemi parë të gjithë pamjet e keqtrajtimit të një gruaje të moshuar nga një grup vajzash, në një shtëpi të përkujdesjes së të moshuarve në Pejë.
Nga Policia e Kosovës jam njoftuar që deri më tani janë arrestuar dy nga dhunueset dhe hetimet po vazhdojnë. Fuqishëm bëj thirrje për sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave të implikuar në këtë akt çnjerëzor”, ka shkruar Sveçla.