-sidi education-spot_img
34.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mentor Kikia: Çfarë mjerimi…

Kryesoret

Në Rehovë të Kolonjës…

Burrat dhe gratë e moshuar të fshatit(pasi të rinj nuk ka) janë vënë në rresht për të pritur kryeministrin. Eshtë koha për votat e radhës….

Vetë rreshti është një mjerim.

Mosha mesatare e të pranishmëve është mjerimi më i madh. Asnjë i ri…

Kësaj i shtohet  #TëBashkuarJoTëNdarë#. Çfarë do të thotë të bashkuara? Të bashkuar me kë, rreth kujt? Po të ndarë, ç’do të thotë? Të ndarë me kë, mes kujt?

#ShqipëriaEArdhmjaJonë# – Vërtet, pleqtë që kanë mbetur në fshat janë e ardhmja.

Çfarë mjerimi kjo marrëdhënia jonë me shtetin, me pushtetin, me politikën. Një marrëdhënie nënshtrimi…

Tani me afrimin e zgjedhjeve vendore do të shikojmë sesi plakave e pleqve që rropaten nëpër ara që të mbajnë gjallë lopën e fundit që ka mbetur në fshat, do tu puthen duart, do tu fshihen djersët në ballë. Do të fillojë përkedhelja nga qeveria dhe vajtimi nga opozita…

Ndërkohë….

“Dëshira e shprehur për të emigruar tani arrin kulmin midis grup-moshës 27-30 vjeç në Shqipëri, duke sugjeruar se emigracioni do të vazhdojë të ndryshojë strukturën demografike të Shqipërisë.

Një anketë e INSTAT në vitin 2019 ka zbuluar se nga viti 2011 deri në vitin 2019 kanë emigruar nga vendi 360 mijë persona.

Gjithashtu nga të dhënat e Eurostat, nga viti 2008 deri në 2021-n rreth 750 mijë shtetas shqiptarë që kanë marrë leje qëndrimi në një nga shtetet e Bashkimit Europian”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit