11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Ministri britanik do udhëtonte drejt Shqipërisë, por…’/ Çështja e emigrantëve, ‘The Times’ për deklaratat e Ramës: Goditje ndaj shpresave për një marrëveshje deportimi!

Kryesoret

Reagimi i Kryeministrit Rama ndaj autoriteteve britanike për trajtimin e çështjes së emigrantëve shqiptarë që udhëtojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar është komentuar nga opinioni publik por edhe nga mediat.

Një prej mediave më të mëdha britanike, ‘The Times’ i konsideron sulme dhe akuza deklaratat e Ramës drejtuar sekretares Suella Braverman si dhe autoriteteve vendase.

Madje, media britanike thotë se ato kanë goditur shpresat e kryeministrit të ri të vendit, Rishi Sunak, i cili shpresonte që të arrinte një marrëveshje ekstradimi të përshpejtuar me Shqipërinë.

SHKRIMI I THE TIMES:

Kryeministri i Shqipërisë ka dënuar retorikën e përdorur nga sekretarja britanike, Suella Braverman për mënyrën e trajtimit të emigrantëve shqiptarë që shkojnë ilegalisht drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Rama tha se Britania duhet ta trajtojë vendin e tij me “respekt” nëse dëshiron të arrijë një marrëveshje ekstradimi të përshpejtuar.

Në një ndërhyrje të jashtëzakonshme, kryeministri shqiptar tha se ishte “çmenduri” të fajësosh emigrantët si “shkak për rritjen e nivelit të krimit të Britanisë dhe problemeve kufitare”.

Ai e sulmoi Braverman-in për gjuhën që ajo përdori këtë jav. Teksa e përshkroi krizën e emigrantëve në kanalin e LaManshit si një “pushtim”. Dhe e akuzoi atë duke përdorur “retorikë të lehtë” për të fshehur dështimet e politikave.

Edi Rama akuzoi Britaninë për diskriminim ndaj vendit të tij. Kjo në përpjekje për të fshehur dështimet e politikave Në një deklaratën e tij në Twitter, Rama shkroi:

“Të përsërisësh të njëjtat gjëra dhe të presësh rezultate të ndryshme është çmenduri (pyete Ajnshtajnin!).

Ai tha se:

70 për qind e 140,000 shqiptarëve në MB jetonin më parë në vende të pasura evropiane si Italia dhe Greqia.

Dhe se nuk kishin udhëtuar direkt nga Shqipëria. Ai tha se 1200 prej tyre ishin biznesmenë dhe gra.

“Shqiptarët në Britaninë e Madhe punojnë shumë dhe paguajnë taksa. Britania e Madhe duhet të luftojë bandat e krimit të të gjitha kombësive. Si dhe të ndalojë diskriminimin e shqiptarëve për të justifikuar dështimet e politikave.”

Rama sugjeroi se retorika nga ministrat dhe zyrtarët në qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar që përshkruante shqiptarët si kriminelë dhe gangsterë kishte dëmtuar shanset për të arritur një marrëveshje më të ngushtë mbi krimin dhe emigracionin midis dy vendeve. Shqipëria ishte “e gatshme të punonte më afër me Britaninë e Madhe. Por faktet janë vendimtare”, tha ai, duke shtuar: “Po kështu është edhe respekti i ndërsjellë”.

Këto deklarata i kanë dhënë një goditje shpresave të Rishi Sunak. Kjo për të rënë dakord për një marrëveshje me vendin ballkanik. Marrëveshje që do të mundësonte deportimin e emigrantëve shqiptarë që kalojnë Kanalin me gomone.

Robert Jenrick, ministri i emigracionit, do të udhëtonte në Shqipëri brenda dy javëve të ardhshme.

Rama shtoi në Twitter: “Shqipëria është një vend i NATO-s dhe po negocion anëtarësimin e saj në BE. Është gjithashtu një vend i sigurt origjine. Kur Gjermania pati një problem të ngjashëm, ajo shtrëngoi sistemet e veta. Britania e Madhe mund dhe duhet të bëjë të njëjtën gjë. Duke mos u përgjigjur me një retorikë krimi që përfundon duke dënuar të pafajshmit.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit