-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Pedagogët në prag greve”, Kovaçi-Ramës: Lëri kërcënimet, rrit pagat

Kryesoret

Në një deklaratë për mediat kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi i ka kërkuar edhe një herë kryeministrit Edi Rama që të marrë parasysh kërkesat e tyre, nga të cilat më kryesorja është rritja e pagave.

Mosreagimi në nivel të intelektualëve, është plaga më e madhe e Shqipërisë që shkon drejt një dimensioni të katastrofës sociale. Kjo shtresë po përballet me të drejta të pohuara që krijon trysni diktatoriale në arsim e kudo.

I nderuar kryeministër, ajo që me cinizëm e quajtët ‘çeta e pedagogëve’ është një njësi e dritës që përdor forcën e argumentit dhe jo argumentin e forcës.

Çeta që ju flisni përfaqëson 75% të firmëtarëve të kësaj iniciative dhe do i qëndrojë deri në fund kauzës deri në grevë urie, që është alarmi i kuq që s’doni ta shikoni.

Ndaloni sulmet e ulëta ndaj pedagogëve të cilët janë duke u ushtruar të drejtë të garantuar me kushtetutë. Greva jonë është e drejtë e ligjshme që forcon dinjitetin e profesionit. Greva vazhdon, s’do tërhiqemi”, tha Kovaçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit