Dy ditë përpara se të konfiskohej nga shteti, hotel ‘Colombo’ në Durrës në pronësi të Pëllumb Tubës ishte në shënjestër të një operacioni blic.
Nga informacionet operative, policia kishte dyshime se në lokalin e natës konsumohej lëndë narkotike dhe ushtrohej prostitucion.
Kontrolli duket se ka qenë i beftë për klientët, pasi brenda nuk është gjetur asgjë e paligjshme. A kishte dekonspirim? Kjo ende nuk dihet nëse policinë e nxori blof informatori apo dekonspirimi nga brenda.
Në pamje duket momenti kur policët futen me shpejtësi brenda në hotel, por dalin huq.
Pallati ku është hoteli “Colombo” arrin vlerën e 1 mln euro dhe dje u konfiskua nga shteti.
Pronari Pëllumb Tuda sipas prokurorisë e ka vendosur me aktivitet të paligjshëm. Pronari më parë ka qenë i arrestuar dhe akuzuar për disa vepra penale.
Lokali ku u bë kontrolli nuk është në pronësi të Tudës. Në pallatin e konfiskuar ka edhe disa biznese të tjera me kontrata, që ende nuk dihet si do veprohet tani që u konfiskua.
Pallat, hotel dhe bar! Kush është bosi i Durrësit që shteti i mori 1 mln euro?