Një shpërthim me tritol ka ndodhur natën e mbrëmshme në Fushë-Krujë. Nuk raportohet për të lënduar, ka vetëm dëme materiale. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në një banesë në lagjen Zallë.
Kujtojmë se natën e kaluar ndodhi një shpërthim me tritol edhe në qytetin e Lushnjes.
Rreth orës 22:40, në lagjen “Magaze”, Fushë Krujë, në oborrin e banesës së shtetasit M. B., 54 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Më herët policia e Lushnjes njoftoi se “rreth orës 22:25, në lagjen “18 Tetori” në oborrin e banesës së shtetases L. L., 75 vjeçe, ka shpërthyer lëndë e dyshuar plasëse, duke shkaktuar dëme materiale”