Drejtoria e Përgjithshme e Policisës së Burgjeve ka ka njoftuar se janë kryer ndryshime në zinxhirin komandues në burgun e Fushë-Krujës dhe Durrësit.
Në Fushë-Krujë nga detyra është larguar drejtori i burgut Apostol Luca, i cili është zëvendësuar me Ervis Dedej.
Ndërsa Shef i Policisë është emëruar kryekomisar Fatjon Sadikaj, me mbi 20 vite përvojë në Policinë e Burgjeve.
Ndërkohë, në IEVP Durrës është emëruar drejtor Serjan Mazrreku, me eksperiencë në administratë dhe në fushën ligjore, si dhe Shef i Policisë kryekomisar Florian Masha, me karrierë të gjatë në radhët e Policisë së Shtetit.









