-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia e Kosovës në veri refuzon të shpërndajë fleta qortuese

Kryesoret

Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, tha se policët në veri të Kosovës nuk do të zbatojë vendimin e Qeverisë për shpërndarjen e fletave qortuese, për shoferët që kanë makina me targa të lëshuara nga Serbia. Vendimi për qortim, sipas tij, është “politik dhe drejtuar kundër komunitetit serb”.

Ai tha se me këtë vendim paraprakisht është informuar edhe drejtoria e përgjithshme në Prishtinë si dhe të gjithë akterët ndërkombëtarë.

“Sot nga drejtoria e përgjithshme e policisë në Prishtinë në rajonin tonë janë dërguar patrulla të trafikut për t’iu bërë presion institucioneve tona për të zbatuar vendimin që ka të bëjë me qortimin”, tha ai.

Gjuriq i bëri këto deklarata pas takimit me përfaqësuesit e Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë.

Ndërkaq, nënkryetari i Listës Serbe, tha se të gjithë përfaqësuesit e partisë së tij ofrojnë mbështetje të plotë “për policët e drejtorisë rajonale të veriut”.

“Serbët nuk duan të zëvendësojnë targat e tyre KM me targat RKS”, tha Simiq.

“Shqiptimi i dënimit të parë do të pasohet me një reagim të ashpër dhe rezistencë të fortë me të gjitha mjetet demokratike. Nuk mund të parashikojmë se çfarë do të ndodhë në këtë moment”, tha ai.

Kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, e cila funksion ne sistemin e Kosovës, Millan Radojeviq, falënderoi komandantët e stacioneve nga veriu në emër të katër kryetarëve të komunave veriore dhe tha se ata mbështesin dhe “mirëkuptojnë plotësisht punonjësit e policisë që nuk duan të shpërndajnë qortime”.

“Kemi pasur një takim ku kemi arritur në konkluzione të caktuara që do të tregojnë unitetin e popullit tonë në këto zona”, tha ai./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit