Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta, u bëri thirrje për qytetarët që në 12 nëntor të marrin pjesë në protestën e thirrur nga opozita.
Ai është shprehur se në 12 nëntori qytetarët do të shprehin fjalën e tyrte kundër Ramës dhe se frytet e asaj proteste do ti marrin në 14 maji.
“Partia e Lirisë fton qytetarët që në 12 nëntor të thonë fjalën e tyre. Të jenë të gjithë së bashku për të dhënë mesazhin se koha e arbitraritetit e nëpërkëmbjes të drejtave të shqiptarëve, ka marrë fund.
E thanë edhe britanikët, është plan për shpopullimin e vendit që të rrinë një pakicë e pasur.
Shqipëria do i përkasë të rinjve e shqiptarëve. Ju falënderoj për angazhimin tuaj. Mbrëmjen e 14 majit jam i sigurt do jemi të gjithë në shesh të festojmë rikthimin e demokracisë, por duhen shtuar përpjekjet që kjo të bëhet që më përpara,” tha Meta.