-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Punëtori i bëri “dëmin” në Angli, “VIP-i” me “shtëpi bari” i vuri gjobën në Tiranë dhe u arratis

Kryesoret

Prej më shumës e 24 orë, Omer Braja, reperi dhe konkurrenti i “Kafazit të Artë” ndodhet në arrati dhe policia ende nuk ka asnjë sinjal për vendndodhjen e tij.

Por pse emri i reperit po lakohet kaq shumë nëpër media këto 24 orë?

Arsyeja, tejet e thjesht, gjobat e shtëpive të barit të Anglisë po mblidhen në Tiranë. Omer Braja së bashku me mikun e tij Vasel Koçeku, kanë kërcënuar me jetë babanë e njërit prej punëtorëve të drogës që ndodhej në Angli.

Ata i janë drejtuar babit duke i kërkuar 150 mijë paund, për dëmin që djali i këtij të fundit u kishte shkaktuar në Londër. I gjendur përballë kësaj situate dhe në pamundësi për të siguruar shumën, ky i fundit ka denoncuar në polici dy personat. Uniformat blu kanë bërë të mundur vetëm arrestimin e Koçekut por nuk kanë arritur të bien në gjurmë të “VIP-it”.

Mbi Brajën rëndon akuza e “Shtrëngimit me anë të kanosjes me qëllim marrjen e pasurisë”.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit