-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Serbia akuzon Kosovën se ka ngritur dronë për të destabilizuar situatën

Kryesoret

Situata mes Kosovës dhe Serbisë vazhdon të jetë e tensionuar. Autoritetet serbe kanë lajmëruar se do të ngrenë avionë ushtarakë, pasi ata pretendojnë se Kosova ka ngritur dronë në afërsi të kufirit me qëllim destabilizimin e situatls.

Kosova i ka mohuar këto pretendime.

Kryeministrja serbë, Ana Bërnabiç i tha për mediat serbe se çdo mjet fluturak pa pilot do të luftohet.  “Nëse përsëritet një gjë e tillë ne do ta rrezojmë çdo fluturake të tillë”, tha kryeministrja serbe.

Nuk pati ndonjë reagim nga forcat paqeruajtëse të NATO-s që kanë shtuar kontrollet në veriun e Kosovës për të “ruajtur një mjedis të qetë dhe të sigurt”.

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, në një postim në rrjetet sociale hodhi poshtë pretendimet e autoriteteve serbe duke theksuar se ato synojnë krijimin e një “preteksti për rritjen e numrit të trupave të ushtrisë serbe përreth kufirit me Republikën e Kosovës, si mjet për përhapjen e një gjendje paniku mbi qytetarët e të dyja shteteve”.

Njoftimet e tilla u bënë pak kohë pasi u tha se ushtria serbe është vënë në gjendje gatishmërie për shkak të situatës në Kosovë në ditën kur autoritetet filluan zbatimin e vendimit të qeverisë qendrore në Prishtinë për të paralajmëruar qytetarët serbë në veriun e Kosovës për afatet e përcaktuara për ndërrimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia me ato të Kosovës.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit