Kaltrinë Zeneli, aktorja e cila publikoi videon ku shfaqej një grua e moshuar teksa rrihej nga disa punonjëse të qendrës për përkujdesjen e të moshuarve, “Orenda” në Pejë, ka thyer heshtjen, duke treguar se si ishte përballur me ato pamje.
“Ishte agresive”, deklarata e infermieres që dhunoi të moshuarën: Kështu na kanë mësuar në shkollë
Zeneli foli ‘live’ në Frontal të T7 për prapaskenat e publikimit të pamjeve që shqetësuan shqiptarët anë e mbanë. Aktorja tha se videon ia ka dërguar një person që nuk ka dashur të bëhet publik, ndërsa tha se edhe vet është tmerruar nga pamjet.
“U shtanga për një moment… Fillova me shkru, nuk disha as çka me shkru”, tha ajo.
Kaltrina thotë se ndihet mirë që kjo “për pak orë u bë kaq e madhe dhe organet reaguan shpejt”.
“Hala jam tu u dridhë. Nuk po di as çka me thanë”, tha ndër tjerash aktorja Kaltrinë Zeneli.
Kujtojmë se, për rastin, Policia i ka arrestuar dy punonjëse të qendrës “Orenda” në Pejë.