Këtë të mërkurë, në gjykatë do të mbahej seanca për ish-efektivin e Ludjan Zaimit që vrau kolegun e tij Çaush Saliasi, por ajo u shty.
Zaimi është shprehur se nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe kjo detyroi Gjykatën e Tiranës të shtynte seancën për në 14 nëntor.
Pas disa debateve me kolegun e tij Çaush Saliasi, e qëlloi këtë të fundit me të paktën shtatë plumba. Organi i akuzës ka dorëzuar dosjen në datën 2 nëntor, ndërsa hetimet nga ana e Prokurorisë së Tiranës kanë përfunduar disa javë më parë.
Mbrojtja ka paraqitur edhe argumente sa i përket trajtimit të klientit të tyre me medikamente pasi vuante nga çrregullime të shëndetit mendor, gjë e cila është provuar pjesërisht edhe nga ekspertiza që i është bërë Zaimit.









