Policia e Kosovës, ka bërë me dije se një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Vushtrri.
“Njësitet kompetente të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë të viktimave dërgohen për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, thuhet në njoftim.