Mbarë opinioni publik është indinjuar në lidhje me rastin e rëndë në një shtëpi të moshuarish në Pejë, ku një grua u dhunua nga disa infermiere.
Për t’u solidarizuar me këtë ngjarje të rëndë dhe për t’i thënë ‘stop’ këtyre fenomeneve, ditën e sotme do të mbahet një marshim në kryeqytet.
Mësohet se marshimi paqësor do të nisë nga Sheshi ‘Skënderbej’ deri te Sheshi Nënën Tereza.
Marshimi do të nisë në orën 18:00. Thirrjet për marshim janë bërë përmes njoftimeve në rrjetet sociale.
Kujtojmë se edhe Gjakova ka organizuar një protestë ditën e nesërme.
Protesta është thirrur nga organizata “Krimet e Luftës” në Gjakovë, ndërsa thuhet se protesta do të mbahet në mbrojtje të së moshuarës, e cila është nëna e dëshmorit Taulant Nura.
“Krejt bashke te premten ne ora 12:00 tek lapidari Shokët e Lirisë. Të parandalojmë torturat ne shtëpitë e pëlqeve, ti gjendemi ne krah nenës Minire, nenës se dëshmorit Taulant Nura, i vrare ne Betejen e Çabratit me 7 Maj 1999. Nenat e dëshmoreve janë nenat tona”, thuhet në njoftim.