Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta i pyetur se cili prej kandidatëve i dukej më i mirë theksoi dhe nj[ herë se të gjithë emrat e propozuar janë figura të denjta.
Gjithashtu ai tha se partia e tij do të mbështesë kandidatin që do të gëzojë mbështetjen më të madhe nga Primaret në Tiranë.
“Emrat janë njëri më i mirë se tjetri. Procesi është një hap shumë pozitiv.
I ftoj të gjithë kandidatët të shpalosin platformat e tyre për rivendosjen e llogaridhënies në Bashkinë e Tiranës.
Mbështesim proces, cilido kandidat që do fitojë do gëzojë edhe përkrahjen e kolegëve të tjerë që Tirana ti ikë nga duart tiranëve.” tha Meta.