-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Konflikti për emigrantët! Rama: Londra të mësojnë nga Berlini si të trajtojë shqiptarët

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama nga Gjermania, ku mori pjesë në nismën e “Procesit të Berlinit” i është përgjigjur edhe njëherë ashpër Britanisë pas fjalëve të ministres së Brendshme për emigrantët shqiptarë.

Ai tha se nuk është problemi i Shqipërisë se Londra ka dështuar me politikën e emigracionit dhe gjithashtu që nuk është e aftë të bllokojë kalimin në kanalin e La Manshit. Londrës, i kërkoi që të marrë shembull nga Berlini.

Nuk dëgjova asnjë politikan gjerman dhe jo më ministër të Brendshëm që të thotë se shqiptarët janë kriminelë dhe sjellin kriminelë, por pashë një qeveri që e trajtoi çështjen me dinjitet për shqiptarët për të ecur duke e radhitur Shqipërinë në vendet e origjinës së sigurt.

Duke forcuar aplikimet dhe duke i thënë praktikisht asaj trazie të atij momenti mënyrën më dinjtoze. Në vend që të ndizej një narrativë e pushtuesish dhe gangsterësh për politika të dështuara, të kufirit.

Britanikët duhet të vijnë shpejt në Gjermani dhe të mësojnë të ndreqin problemet. Nëse ka problem në kanalin mes Francës dhe Britanisë, le ta zgjidhin. Ne jemi shumë të lumtur të bashkëpunojmë dhe të bëjmë gjithçka por këtë retorikë nuk do ta pranojmë kurrë. Shqiptarët janë integruar në Britani, nuk janë miliona, por 140 mijë.

70% e tyre janë larguar nga Greqia dhe Italia. Ka drejtues biznesesh dhe akademikë. Por kur vjen fjala për kriminelët, shifrat flasin më pak se 1%. Të shënjestrosh një komunitet, të flasësh për gangsterë dhe kriminelë nuk tingëllon si britanike por britmë nga një çmendinë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit