Një person është arrestuar sot në Tiranë. Ai akuzohet se përpunonte mish pule në një magazinë duke mos zbatuar kushtet higjeno-sanitare dhe më pas e shiste.
Sekuestrohen rreth 450 kg mish pule. I arrestuari është B. H., banues në Tiranë. Magazinën e kishte në rrugën “Myslym Keta”.
Ai do të akuzohet për tre vepra penale; “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin”, “Mashtrimi me produktet ushqimore” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 450 kg mish pule. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.