Këtë të premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu fillimisht me intensitet ë ulët në orët e mesditës në jug të vendit, ndërsa pas orëve të mesditës reshjet e shiut do të shtrihen në të gjithë territorin me intensitet të ulët.
Në periudha afatshkurtra reshjet në formë shtrëngatash lokale.
Era do të fryjë me drejtim verilindje–juglindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës pritet të fitoi shpejtësi deri në 15 m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forces 3-4 ballë.









