Një person është plagosur me thikë sot në Vlorë. Autori është shoqëruar në polici.
Paraditen e sotme, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, N. Zh. ka goditur me mjet prerës (thikë), K. Sh. (të dy punonjës të OSHEE-së).
K.Sh. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa N. Zh. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.