Gjatë një konference të përbashkët mes kryeministri Edi Rama, Ursula von der Leyen dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz, ky i fundit është shprehur tejet optimist për firmosjen e tre marrëveshjeve.
Ai tha se samiti ka treguar se ka vullnet për bashkëpunim nga vendet dhe kjo do të ulë tensionet.
“Marrëveshje të rëndësishme është nënshkruar mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ne do të mbështesim anëtarët Ballkanit Perëndimor. Samiti ka treguar se ka vullnet për të bashkëpunuar dhe ne do të jemi të gatshëm të mbështesim në të ardhmen këtë proces edhe KE e mbështet këtë proces”, tha ai.
Ndërkohë që ka shtuar se plot 500 mld euro do të shkojnë për Ballkanin Perëndimor që të përdoren për energjinë e gjelbër.