-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Scholz: Evropa është e plotë vetëm me Ballkanin

Kryesoret

Kancelari gjerman Olaf Scholz në hapje të samitit të Procesit të Berlinit deklaroi se Europa nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor duke kërkuar integrimin në familjen e madhe. Anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, tha ai, është në interesin e Bashkimit Evropian.

Gjatë vitit tim të parë si kancelar i Gjermanisë kam pasur mundësinë të flasë me shumë nga ju për sfidat e rënda që e ballafaqojnë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Këto sfida janë të përbashkëta sepse stabiliteti dhe prosperiteti i rajonit nuk mund të ndahet nga stabiliteti dhe prosperiteti i Evropës si tërësi.

Dhuna ndaj të moshuarës në Pejë, avokati: Dënimi maksimal sipas ligjit është 3 vite

Evropa mund të jetë e plotë vetëm me Ballkanin Perëndimor si pjesë e saj. Ju gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor i përkisni Evropës së lirë dhe anëtarësimi i juaj në BE është në interesin tonë“.

Axhenda e Samitit do të ketë në fokus të veçantë sigurinë energjetike dhe tranzicionin e gjelbër si dhe angazhimin e rajonit për të përshpejtuar zbatimin e Axhendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor.

Ai gjithashtu do të trajtojë iniciativat për të rritur zhvillimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, të shpallur në kuadër të Procesit të Berlinit në nëntor 2020.

Scholz: Të normalizohen raportet Kosovë – Serbi

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit