-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Scholz: Ka ardhur koha të mënjanohen konfliktet në Ballkan

Kryesoret

Në fillim të samitit të Procesit të Berlinit, kancelari gjerman Olaf Scholz, u bëri thirrje gjashtë kryeministrave të Ballkanit Perëndimor që të bashkëpunojnë për të ruajtur lirinë dhe sigurinë e Evropës.

Në hapje të samitit të Berlinit, të premten në zyrën e tij, kancelari gjerman Olaf Scholz, tha se stabiliteti dhe prosperiteti i rajonit nuk mund të shkëputet nga stabiliteti dhe prosperiteti i Evropës në tërësi. “Evropa mund të kompletohet vetëm me Ballkanin Perëndimor si pjesë të saj.”

Scholz tha se anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE është në interes të Evropës. ”Prandaj, të gjithë ne duhet të rrisim angazhimin tonë për të përmbushur pritshmëritë e ngritura prej gati 20 vjet më parë në Selanik”.

Ai u shpreh i bindur se Procesi i Berlinit do ta përshpejtojë rrugën e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE: “Procesi i Berlinit jo vetëm që do të ndihmojë në çlirimin e potencialit të plotë të bashkëpunimit rajonal, por do të përshpejtojë anëtarësimin në BE të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha kancelari gjerman.

Gjithashtu Scholz siguroi mbështetjen e Gjermanisë në planin afatshkurtër dhe afatgjatë, por kërkoi nga vendet e Ballkanit Perëndimor që të mënjanojnë konfliktet rajonale.

“Lufta brutale e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës na detyron të qëndrojmë së bashku për të ruajtur lirinë dhe sigurinë e Evropës. Është koha e duhur për të kapërcyer konfliktet rajonale që kanë vazhduar për shumë gjatë.

Konflikte që ju ndajnë dhe i mbajnë vendet tuaja prapa në rrugën tuaj drejt Evropës”, u tha kancelari gjerman gjashtë kryeministrave të pranishëm./DW

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit