-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpalli kandidaturën! Gjuzi te “5pyetjet.al”: S’kam frikë, Tabaku “Meloni” e Tiranës

Kryesoret

Ish-deputeti Kujtim Gjuzi është kandidati i katërt në garë për “Primaret” brenda opozitës për bashkinë e Tiranës. Dokumentet me kërkesën me propozimin e Gjuzit i ka depozituar në selinë e PD-së, Akademia e Partisë Konservatore. Në një komunikim me “5pyetjet.al” Gjuzi tregoi arsyet se përse vendosi që të kandidojë.

E para sikur ju e dini. Ka pasur një takim, ku 17 parti politike ishin në zyrat e selisë qendrore të PD-së 14 ditë më parë me kryetarin e zgjedhur, Sali Berishën. Ne kemi dhënë fytyrën tonë pa pyetur për probleme të tjera që kishin lidhje me Sali Berishën. Jemi të bindur që për aq kohë që SPAK nuk kanë nisur një proces penal. Sa nuk ka një dënim të formës së prerë ne e konsiderojmë Berishën të pafajshëm.

Në takim u tha “ne do të bashkëpunojmë. Do të kemi marrëveshje bilaterale me cdo parti dhe cdo kush ka të drejtën të afrojë kandidim mbi bazën e autoriteteve dhe personaliteteve. Akademi Konservatore kanë rënë dakord pse të mos afrojmë kandidaturën e zotit Gjuzi.

Unë si qytetar e quaj se duhet të marr pjesë në një garë dhe ne si parti do të vëzhgojmë si zhvillohet gara dhe sa i sinqertë është bashkëpunimi opozitar. Para disa ditësh çova një CV dhe një program me 11 pika. Në total jam 22 pika, por për arsye të konkurrencës nuk i publikoj të gjitha” tha ai.

Por cilin prej tre rivalëve përballë ka frikë? “Unë nuk trembem kollaj. Në një garë sikur janë primaret, unë mendoj se duhet të fitojë më i miri”. Ish-deputeti tha më tej se nëse Jorida Tabaku vendos të kandidojë për Tiranës, ai tërhiqet dhe do ta mbështesë atë.

Nëse do të jem brenda garës, nëse vjen Jorida Tabaku do ta konsideroja si “Meloni i Tiranës”, do të tërhiqesha për t’i dhënë suport. Deri tani nuk është e bindur që mund të jetë një “Meloni” në Tiranë. Unë dua të nxis garën brenda së djathtës. E konfirmoj që nëse vjen Jorida unë tërhiqem” tha ai.

Në fund një mesazh për Edi Ramën. “Edi Rama jo vetëm që e ka mbushur kupën, por e ka derdhur. Me atë nuk mund të shkojmë në zgjedhje. Ia kam thënë edhe Berishës kur ishim në takim. Nëse shkohet me Ramën në zgjedhje, do të shikojmë për t’i bojkotuar. Ai nuk bën zgjedhje të lira. Rama duhet rrëzuar, në 12 duhet të fillojë rrëzim i kryeministrit” përfundoi ai.

Kandidati i radhës nga PD-ja, kush do të jetë përballë Veliajt për Tiranën?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit