-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tapë dhe i droguar! FOTO-Ky është i riu që shoi familjen shqiptare

Kryesoret

Mediat italiane shkruajnë se testi toksikologjik ka zbuluar se i riu që ishte në timon në drejtimin e makinës që u aksidentua duke u marrë jetën katër personave, mes tyre një vajzë 22-vjeçe, ishte i dehur dhe nën efektin e drogës.

Makina drejtohej nga Orjol Lame, 32-vjeç ai mbeti i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Në mjet ndodhej gruaja e tij, 22-vjeçarja Shane Hyseni, djali i tyre, Mattias Lame, 2 vjeç dhe motra e vëllai i 22-vjeçares, Resat dhe Rejana Hyseni, 11 e 8 vjeç.

Të katërt do të ndërronin jetë menjëherë si pasojë e përplasjes me një shtëpi. I vetmi që shpëtoi ishte 32-vjeçari Lame, i cili që prej të dielës ndodhet në reaminacion në gjendje të rëndë shëndetësore. Prokuroria e Parmës do ta akuzojë shqiptarin për vrasje në rrugë.

Hetuesit kanë konstatuar se makina ka qenë e pakontrolluar dhe pa sigurim. Po ashtu, ajo ishte e regjistruar në emër të një personi i cili ka ndërruar jetë gjatë këtij viti.

Hetimet janë fokusuar edhe tek e shkuara e Orjol Lames, i cili ka precedentë penalë dy vite më parë. Katër viktimat do të transportohet drejt Shqipërisë për t’u përcjellë për në banesën e fundit në Durrës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit