-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dhunoi të moshuarën, ministrja e arsimit: Roli i edukimit brenda është kyç

Kryesoret

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka reaguar pas rastit të sulmit fizik ndaj të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve në Pejë “Orenda”.

Ajo përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se në këtë drejtim, roli i edukimit brenda institucioneve arsimore është kyç.

Dhunoi të moshuarën, Gjakova në protestë ditën e nesërme

Postimi 

Sepse jemi përgjegjës për të krijuar gjenerata që sigurojnë vazhdimësinë e vlerave njerëzore, edhe në rastet kur familja për arsye të ndryshme mund të mos arrijë të transmetojë vlerat e domosdoshme morale, gjë që çon edhe tek formësimi i karaktereve që ushtrojnë dhunë, madje edhe ndaj kategorive të ndjeshme të shoqërisë”.

Ftoj mësimdhënësit e prindërit, shoqërinë civile, mediat dhe të gjithë qytetarët, që të punojnë bashkë me institucionet përgjegjëse qendrore e lokale në edukimin e gjeneratave të reja dhe ngritjen e vetëdijes shoqërore për kujdesin ndaj kategorive të ndjeshme.

Të gjithë bashkë të kujdesemi për një kulturë ku respektohen vlerat, për kujdes të veçantë ndaj kategorive të ndjeshme, e sidomos për të moshuarit, sepse ata janë prindërit tanë dhe kështu bota dhe liria do të jetë shumë më e bukur!”, ka shkruar Nagavci.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit