-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vajzat, kurthi, intriga dhe prapaskena për Vis Martinajn

Kryesoret

Pas pak ditësh, në datë 7 nëntor Muhamet Rrumbullaku mbush dy muaj në zyrën e drejtorit të policisë së shtetit. Në shtator në momentin që Edi Rama e prezantoi përpara strukturës i la afat 100 ditë kohë për nxjerrjen e policisë nga udhëkryqi.

Gjithashtu kryeministri i la edhe një porosi të veçantë, madje “urgjente”; që t’i vendoste vulën, nëse Ervis Martinaj ishte gjallë apo vdekur. Rama tha se është e papranueshme ajo që ka ndodhur me këtë histori.

Si është e mundur që policia e shtetit ende nuk e ka një përgjigje për fatin e njërit prej figurave më të larta të krimit të organizuar në Shqipëri. Është e papranueshme që mediat çdo natë janë bërë si Big Brother, jo u vra, jo nuk u vra ai që ishte shumë i kërkuar nga policia.

Lajme me luanë, me bamirësa, me oligarkë, si një serial absurd për një nga figurat më të zeza të botës së krimit Shqipëri. Policia nuk di ende ta thotë ‘ore u vra apo nuk u vra’. Kush e ka penguar ta thotë? Kjo dilemë duhet të marrë fund sa më parë”, tha Rama.

Por nga ky ultimatum kanë kaluar dy muaj dhe policia e shtetit nuk e ka ende një përgjigje. Sa kohë nënkupton Edi Rama me “sa më parë”? A mund të quhet dështim që kanë kaluar dy muaj dhe ende nuk ka asnjë përgjigje?

Çudia e madhe ishte si ka mundësi që këtë përgjigje Edi Rama ia kërkoi policisë, kur në fakt hetimet i kryen prokuroria?

Megjithatë nëse analizojmë deklaratat e kryeministrit në dy muajt e fundit kanë ardhur duke u tërhequr dhe në fund i vendosi vulën vetë drejtori duke hedhur “pataten e nxehtë” nga dora duke ia kaluar organit të akuzës.

Në 17 shtator Edi Rama u shpreh me bindje se policia e kishte një përgjigje. “Duhet të keni pak durim për të marrë një përgjigje përfundimtare dhe do ta keni shumë shpejt.

Një përgjigje e kemi pak a shumë që sot por që Policia e Shtetit duhet të flasë me prova dhe shumë shpejt do ta kemi”, tha Rama në komunikim me gazetarët dhe qytetarët online.

Në 22 shtator kryeministri shkoi akoma më tej. “Policia ka shumë më tepër se ç’kanë të tjerët, por duhet të ketë qartësi kur del me një version zyrtar. Shumë shpejt, uroj ta ketë shpejt”.

Në 28 shtator erdhi tërheqja e parë e lehtë. “Di t’ju them që në momentin e parë që policia do ketë provat e nevojshme, do të ketë komunikimin. Për sa kohë nuk ka komunikimin, do të thotë se nuk i ka provat e nevojshme”, theksoi Edi Rama duke bërë një hap pas të fortë.

Në të njëjtën gjatësi vale kanë qenë edhe ministri Çuçi dhe drejtori i policisë Muhamet Rrumbullaku.

Por në 12 Tetor drejtori largoi përgjegjësinë nga policia duke ia kaluar prokurorisë. Muhamet Rrumbullaku tha se është prokuroria që i drejton hetimet.

Kemi struktura që po ndjekin rastin, jemi në ecuri të procesit, në krye të detyrave të deleguara nga prokurori, punohet me grupe miks.

S’kam për të deklaruar asgjë më tepër sesa kam deklaruar më parë” tha ai. A e di policia përgjigjen dhe po vazhdon “lojën” apo dështoi? Misteri vazhdon…

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit