Presidenti amerikan, Joe Biden, ka paralajmëruar se çdo kandidat që refuzon të pranojë humbjen në zgjedhjet afatmesme (midterms) të javës së ardhshme mund ta vendosë vendin në “rrugën e kaosit”.
Ai u kërkoi gjithashtu amerikanëve të bashkohen për të kundërshtuar “dhunën politike” në votimin e 8 nëntorit.
Biden tha se ish-presidenti, Donald Trump, dhe mbështetësit e tij po shisnin “gënjeshtra konspirative dhe ligësie” Kontrolli i të dyja dhomave të Kongresit dhe Qeverive kryesore të shtetit mbeten pezull der në zgjedhjet e javës së ardhshme.
Shumica e parashikimeve sugjerojnë se republikanët do të fitojnë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, ndërsa Senati mund të shkojë në çdo mënyrë.
Biden fajësoi Trumpin – të cilit nuk ia përmendi emrin, por iu referua si “ish-presidenti i mundur” – se ai po frymëzon nga disa kandidatë republikanë për të refuzuar të pranojnë rezultatin nëse humbasin javën e ardhshme.
Midterms janë zgjedhjet e kongresit të mbajtura në vitin e dytë të mandatit katërvjeçar të presidentit. Ato zakonisht portretizohen si një barometër i popullaritetit të shumicës së partisë në mesin e elektoratit.
![](http://5pyetjet.al/wp-content/plugins/a3-lazy-load/assets/images/lazy_placeholder.gif)