-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I konsideroi vullnetar, Putin fut në ushtri kriminelët

Kryesoret

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një ligj që lejon të mobilizohen personat që kanë kryer krime të rënda, teksa Kremlini po vazhdon të grumbullojë trupa për luftën e saj në Ukrainë pasi është përballur me ngecje.

Duke folur para disa të rinjve dhe vullnetarëve në Moskë më 4 nëntor, Putin tha se 318.000 persona i janë bashkuar luftës qëkur u shpall mobilizimi në shtator, përfshirë edhe 18.000 vullnetarë.

Ky fjalim i Putinit vjen po të njëjtën ditë që ai nënshkroi një ligj që lejon mobilizimin e personave që kanë të kaluar kriminale, përfshirë edhe ata që kanë kryer krime të rënda. Nga mobilizimi janë përjashtuar personat e dënuar për krime seksuale ndaj fëmijëve, për tradhti, spiunim apo terrorizëm.

“Me sa e di unë, 49.000 mijë nga të mobilizuarit veçse kanë kryer detyra luftarake, ndërkaq të tjerët janë duke u trajnuar”, tha Putin./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit