Zbardhen detaje të reja nga sasia prej 33.5 kg kokainë që u zbulua mbrëmjen e djeshme në kontejnerë me banane. Ngarkesa ishte nisur nga Ekuadori me destinacion Shqipërinë.
Anija me ngarkesën është nisur para 21 ditësh nga Ekuadori. Por si u zbulua kokaina në kontejnerin e “Banaking”?
Dyshohet se ishte një telefonatë anonime që sinjalizoi policinë shqiptare. Kjo pasi ngarkesa ka kaluar në skaner, por kokaina nuk është evidentuar.
Policia deklaroi se operacioni vijon. Janë edhe 30 kontejnerë të tjerë të kompanisë “Zico sh.a” që presin në radhë për t’u kontrolluar.
Kjo është e disata herë që kjo kompani bëhet objekt i aktiviteteve të tilla, pasi është më parë në ngarkesat e saj është zbuluar kokainë.