Para nisjes së sfidës mes AF Elbasani dhe KF Tirana, atmosfera jashtë stadiumit është tensionuar për shkak të incidenteve mes tifozëve.
Grupi i tifozëve nga Tirana është përfshirë në përplasje pranë ambienteve të stadiumit, duke shkaktuar momente paniku. Forcat e policisë kanë ndërhyrë menjëherë për të qetësuar situatën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e dhunës.
Hyrja e tifozëve në stadium po bëhet nën masa të rrepta sigurie. Megjithatë, pritet që ndeshja të zhvillohet në një atmosferë të ndezur dhe emocionuese për tifozët dhe lojtarët.









