Universiteti Aleksandër Xhuvani në Elbasan ka vendosur rritjen e pagave të pedagogëve me 8%. Vendimi është marrë ditën e sotme, e ndërsa duke marrë marr parasysh rritjen më 7% nga qeveria dhe 8% nga Universiteti, në total shënohet një rritje prej 15% e pagës së pedagogëve.
Më herët, deri në masën 15% i rriti edhe paga e pedagogëve te mjekësia dhe universiteti Politeknik. Më 5 tetor Qeveria ka vendosur që të rrisë me 15% pagën e pedagogëve, pas protestave të këtyre të fundit.
Prej disa ditësh një pjesë e pedagogëve janë ngritur në protestë, ku ndër të tjera kërkojnë rritje të pagave. Bojkoti pjesërisht vijon dhe në rrethe.