-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Banorët e prekur në Durrës, priten nga bashkia: Të informohemi brenda afateve!

Kryesoret

Ndryshe nga një ditë më parë, kur pavarësisht insistimit nuk u pritën në bashki, paraditen e kësaj të mërkure, një përfaqësi e banorëve, që preken nga projekti TID u takuan me drejtoreshën ligjore, Alneida Rroshi.

Pas përfundimit të takimit, përfaqësuesja e banorëve, arkitektja Entela Koja, deklaroi për mediat se i kanë kërkuar bashkisë që t’i informojë brenda afateve konkrete kohore lidhur me procedurat që po ndiqen nga institucioni i qeverisjes vendore dhe Ministria e Kulturës.

Sipas saj, parregullsitë e projektit të parë janë të shumta, prandaj banorët kërkojnë që këtë herë ata të jenë pjesë e procesit.

Pavarësisht se banorët i janë drejtuar bashkisë me kërkesë zyrtare, përgjigja që morën sot nuk ishte e shkruar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit