Këtë të mërkurë Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale u ndal në Fier për dëgjesë publike ku u diskutua nëse për këtë qark duhen shkrirë bashkitë e vogla në kuadër të kësaj reforme.
Ndërkohë ish-zv.kryeminstrja dhe drejtuesja kryesore politike për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, lidhur me këtë reformë në në dalje për mediat u shpreh e qytetarët e Fierit bien dakord që të ruajnë këtë ndarje territoriale.
Fjala e Ballukut
Ishte një seancë shumë interesante pavarësisht se kishte edhe pak ngjyrime politike. Dua të falenderoj gjithë komisionin për reformën edhe opozitën gjithashtu, gjithë biseda ishte konstruktive. Dua të them që qytetarët prekën pika kyce dhe të rëndëishme për reformën territorial. Sigurisht u diskutua nëse ka patur sukses reforma territorial e 2014-2015.
Pati dëshmi të qarta, sidomos nga bashkitë e vogla, sic është rasti i Roskovecit apo I Patosit që ka funksionuar bashkimi i komunave në bashkime të vogla, megjithatë sot qytetarët thanë fjalën e tyre se si e mendojnë. Si drejtuese politike e qarkut të Fierit duhet të them që patjetër për ne është e rëndëishme që të gjashta bashkitë të ruhen, pasi dy bashkitë e vogla janë bashki me performancë financiare të plotë, pra nuk kanë borxhe ndaj pushtetit vendor.
Sot në Roskovec kemi 24 orë ujë, vjen për shkak të punës edhe në këtë njësi bashkiake. Por kemi edhe bashki sic është rasti i Mallakastrës që janë bashki me identitet të fortë dhe që absolutisht nuk mund të përthithen apo të shkrihen në bashki më të mëdha.









