-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama miratoi paktin! Çfarë parashikon investimi në portin e Durrësit dhe kush qëndron pas

Kryesoret

Sot qeveria shqiptare miratoi marrëveshjen në kuadër të ndërtimit të portit të Durrësit. Investimi kap shifrën e gati 2 miliardë eurove. Por çfarë synon marrëveshja e sotme.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku tha se kjo është marrëveshje për Ballinën Ujore dhe Portin e jahteve. Po sipas ministres, brigjet dhe deti do të vijojnë të jenë prona shtetërore pavarësisht investimit dhe se Shqipëria është mbajtëse e aksioneve.

Balluku theksoi se pavarësisht sesa do të rrisë kapitalin apo investimin pala private shteti nuk do të jetë i detyruar ta bëjë këtë duke mbajtur të njëjtat aksione. Gjithashtu ministrja sqaroi se aktiviteti i portit të Durrësit nuk do ndërpritet dhe as pengohet gjatë fazës së zbatimit.

Në fazën e parë të zbatimit parashikohet që të përdoren ato pjesë që nuk prekin punën e portit. Ministrja foli dhe për projektin e portit të ri që do të vendoset në Porto Romano duke nënvizuar se projekti gjendet në një fazë të avancuar.

Qeveria miratoi marrëveshjen kuadër mes qeverisë shqiptare, Eagle Hills Real Estate Development në emrin e Ali Rashed Alabbar dhe Albanian Seaports Development Company e shtetit shqiptar. E gjithë kjo është një marrëveshje kuadër që lidhet me ndërtimin e Ballinës Ujore në Portin e Durrësit si dhe Portin e jahteve.

Forma e bashkëpunimit të shtetit në këtë marrëveshje u miratua përmes pjesëmarrjes së shtetit në një shoqëri të përbashkët me investitorin privat. Kjo shoqëri e krijuar nga privati dhe publiku do të zhvillojë projektin dhe do të përfitojë prej tij duke qenë mbajtësi i masave mbështetëse.

Për herë të parë Republika e Shqipërisë është mbajtëse e aksioneve sa i takon një projekti kaq të madh, 2 miliard euro investim. Parashikohet në mënyrë direkt dhe indirekt punësimi i 12 mijë personave.

Ky projekt e vendos Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të turizmit. Kjo projektmarrëveshje reflekton të qartë të drejtat dhe detyrimet e secilës palë pjesëmarrëse në këtë projekt.

Duhet të themi që marrëveshja do të kalojë në parlament pasi të kalojë në komisione. Pjesëmarrja shtetërore propozohet në nivele të tilla që nuk shuajnë ose reduktojnë ndjeshëm riskun operacional të investitorit.

Pavarësisht veprimeve të aksionerit privat pra mund të shtojë kapitalin në vite kuota e aksionerit shtetëror nuk do të ndryshojë. Bregdeti deti përkatës dhe brigjet mbeten prona shtetërore të patjetërsueshme. Ato do ti nënshtrohen pastrimit ambiental” tha Balluku.

Historia e portit të Durrësit është e mbushur me akuza të forta nga Sali Berisha në drejtim të Edi Ramës por jo vetëm. Në shënjestër ka qenë edhe Lulzim Basha, që sipas tij bashkë me kryeministrin janë pjesë e aferës.

Në 2020 Shqipëria firmosi një pakt me Emiratet e Bashkuara për zhvillimin e portit, por një vit më pas doli në skenë EMAAR, kompania që transformoi Dubain.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit