-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Nuk është e drejtë t’ju them shqiptarëve mos ikni, por keni mundësi të punësoheni

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama është përfshirë sërish në debatin që ka shkaktuar vala e madhe e shqiptarëve që emigrojnë ilegalisht drejt Britanisë së Madhe.

Nga Tropoja, në një takim me fermerët, ai duke komentuar deklaratat e një gazetareje britanike, e cila iu kishte dalë në mbrojtje shqiptarëve që emigrojnë drejt MB-së, kreu i qeverisë shqiptare tha se nuk është e drejtë që t’u thuash njerëzve; rrini këtu dhe mos ikni!.

“Më bëri përshtypje një artikull i një gazetareje britanike, për këtë debat. ajo thoshte; vetëm në vendet diktatoriale vënë në diskutim lirinë e njerëzve për të ikur apo për të ardhur.

Shqiptarët thoshte- po bëjnë atë që bota e ka bërë qysh në lindje të saj. Po bëjnë atë që ne kur kemi qenë më pak të pasur se sa sot, e kemi bërë shumë më tepër se sa ata në një kohë tjetër. Sot e bëjnë dhe njerëz të këtij vendi, Britanisë, që jetojnë në zona të vështira dhe që vijnë në Londër.

E solla këtu për të thënë se është e pamundur dhe nuk është e drejtë që t’i thuhet njerëzve; rrini këtu, mos ikni, sepse këtu është atdheu. Njerëzit janë në të drejtën e tyre, të marrim vendime e tyre, dhe s’jemi në bunkerin e komunizmit që s’na linte të hapnim dritaren e jo më të hidheshim nga dritarja.

Majko: Brenda nëntorit, marrëveshje për lëvizjen ndërkufitare me Kosovën

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit