Kryeministri Edi Rama nga vendlindja e rivalit politik deklaroi se Sali Berisha në datë 12 Nëntor në protestën që do të mbajë në Tiranë, por edhe në zgjedhjet e 14 majit nuk do të marrë asgjë, pasi do të humbë përballë socialistëve.
VIDEO-Incident në Tropojë, Rama urdhëron: Nxirreni përjashta! Garda e kap “zgupthi” qytetarin
“Nuk është çështja e pushtetit, do të marrin “Noc Rrokun”” tha ai duke iu referuar financimeve ruse të PD-së.
Sot, Edi Rama zbuloi një tjetër detaj, akuzë për Lulzim Bashën, sipas tij, jo pa dijeninë e Sali Berishës.
Ai tha se jo vetëm lobimi në SHBA, por edhe çadra e PD-së në 2017, në bulevard mes kryeministrisë dhe kuvendit financohej nga Rusia.
“Çadra financohej me para ruse” tha Rama nga Tropoja.