Prokuroria e Vlorës sekuestroi me vendim gjykate 4 mijë m2 te Uji i Ftohtë në Vlorë me vlerë 1.2 mln €.
Toka ishte marrë me anë të dokumenteve të falsifikuara nga Adhurim Demiri. Denoncimi ndaj tij është bërë në 13 dhjetor të 2020 nga F.M., një nga bashkëpronarët e pasurisë truall.
Pas këtij denoncimi nisën hetimet dhe u konstatua falsifikimi. Prona ndodhet pranë hotel “New York”, në afërsi të zonës turistike ku po ndërtohet pjesa e dytë e projektit “Lungo Mare” në qytetin e Vlorës.