Policia e Lushnjes ka arrestuar dy qytetarë për trafikim të lëndëve narkotike.
Sipas njoftimit të policisë gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj të arrestuarve, gjetën lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza.
Si rrjedhojë efektivët e Policisë Lushnjë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve A. A., 35 vjeç, banues në Tiranë dhe E. H., 30 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.