Stoltenberg deklaroi se Finlanda dhe Suedia duhet të lejohen të jenë në NATO.
Sipas kreut të NATO-s këto dy vende mirëpriten si anëtare të plota në Aleancën Euroatlantike.
“Finlanda dhe Suedia kanë përmbushur kushtet. I mirëpresim të dyja vendet si anëtarë të plotë të NATO”, tha kreu i NATO-s, Stoltenberg.